Rikthehet në Tiranë Aleksandër Arvizu, Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit”

Politikë | 2 vite më parë

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  Aleksandër Arvizu, vjen sot në Tiranë ku do të nderohet në një ceremoni të posaçme, me “Çelësin e Qytetit” nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj shkruan se mezi pret të takojë një mik të mirë të qytetit të Tiranës, si ish-ambasadori Arvizu.


“Mezi pres të ritakoj sot një mik të mirë të qytetit tonë, ambasadorin Alexander Arvizu, për ta nderuar pas pak me “Çelësin e Qytetit”, si një qytetar i nderuar i Tiranës. Mirë se vjen në shtëpi, Alex”, shkruan Veliaj.

Mësohet se ceremonia do të zhvillohet rreth orës 11:00 në Bashkinë e Tiranës.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme