Samiti i NATO-s, kryeministri Rama, publikon foto nga darka në Shtëpinë e Bardhë

Politikë | 2 vite më parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale momente gjatë darkës së zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë.

Kreu i qeverisë ka bërë publike foto nga darka shtetërore me e organizuar nga Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe Zonjës së Parë Jill Biden. 

Darka është shtruar për ndër të udhëheqësve të NATO-s, të cilët janë ftuar për të marrë pjesë në samitin që po mbahet në Uashington.

Rama shihet se bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama dhe në krah të kryeministrit të Kanadasë e zyrtarëve të tjerë.

Kryeministri Rama ndodhet në Uashington, SHBA, në samitin treditor të NATO-s, nga 9-11 korrik në kuadër të 75-vjetorit të NATO-s.

Ky samit synon të projektojë forcën dhe të mbështesë Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër pushtimit rus.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme