Manja pret gjyqtarët dhe prokurorët amerikanë: Partneritet i ngushtë me SHBA në avancimin e plotë të reformës në drejtësi

Politikë | 2 vite më parë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja priti sot një delegacion të lartë amerikan për të diskutuar për ecurinë dhe sfidat e drejtësisë së re në Shqipëri.

Takimi, i organizuar me pjesëmarrjen e Prokurores Trina Higgins, Kryegjyqtarit Robert Shelby dhe gjyqtares Paige Petersen, u karakterizua nga një bisedë e hapur dhe konstruktive.

Ministri Manja nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-në në përkrahje të Reformës në Drejtësi në Shqipëri.

Ai theksoi se partneriteti i fortë dhe mbështetja reciproke janë thelbësore për forcimin e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë, duke e bërë atë më të afërt dhe më transparent.

Takimi reflekton përpjekjet e vazhdueshme për të krijuar një sistem të drejtësisë që respekton standardet e larta dhe që ndihmon në zhvillimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme