Rama ndan pamjet nga një grup turistësh në kryeqytet: Tirana e pushtuar si asnjë vit më parë nga vizitorët e huaj

Tashmë jo vetëm plazhet dhe turizmi veror e kanë kthyer Shqipërinë në një destinacion të vizitorëve të huaj, por zhvillimi i një turizmi gjithëvjetor dhe zhvillimi infrastrukturës po tërheq vëmendje të shtuar të vizitorëve në çdo muaj të vitit.
Shifrat tregojnë se po rritet interesi i vizitorëve dhe i turistëve të huaj për Shqipërinë, ku kryeqyteti po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion turistik për gjithë shtetasit e huaj.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook-e tij një foto ku tregon një grup turistësh që ecin në rrugët e Tiranës.
Ai kujton numrin e lartë të vizitorëve të huaj qun ë kanë vizituar Shqipërinë në muajt e parë të verës, duke e quajtur si një “pushtim” të Tiranës si asnjë vit më parë.
Duke publikuar një foto ku duken një grup turistësh rrugëve të qytetit, në postimin e tij, ai shkruan: “Mirëmëngjesi dhe me këtë parakalim turistik në Tiranën e pushtuar si asnjë vit më parë nga vizitorët e huaj, ju uroj një të diel të bukur”
Sipas shifrave të publikuara, fluksi në rritje i vizitorëve të huaj lidhet edhe me zhvillimin e biznesit dhe sipërmarrjet e reja.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




