Noka dhe Bardhi takime me qytetarët për protestën e 11 korrikut: Të bashkohemi në këtë betejë

Politikë | 2 vite më parë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të kësaj force politike, Gazment Bardhi në takimet me qytetarët e zonës së Kombinatit në Tiranë, i ftuan të bëhen pjese e protestës së 11 korrikut para selisë së kryeministrisë.

Noka dhe Bardhi thanë se qytetarët duhet të bashkohen në këtë betejë, e cila është, sipas tyre, kundër “regjimit  antishqiptar dhe autokrat” të instaluar nga Kryeministri Rama.

 Ata thanë se protestës së 11 korrikut duhet t’i bashkohet çdo familje, biznes dhe qytetar që është varfëruar  dhe prekur nga “regjimi”, i cili sipas Nokës dhe Bardhit ka prioritet vetëm pasurimin e familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

“Protestës së 11 korrikut duhet ti bashkohet çdo familje, çdo biznes, çdo qytetar, që është prekur nga regjimi autokrat i Ramës. Synimi i vetëm i tij është të pasurojë veten, familjarët e tij, ministrat, zyrtarët, drejtorët, duke lënë në mjerim ekonomik shqiptarët, të cilët rrugë të vetme për të shpëtuar nga ky regjim kriminal e banditesk gjejnë largimin nga vendi,” u shpreh Noka.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme