Skandali në shëndetësi, Berisha: Rama, krime kundër shqiptarëve. Më 11 korrik të protestojnë edhe mjekët

Politikë | 2 vite më parë

Kreu i i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si personi përgjegjës që ka shkaktuar krime kundër njerëzimit në lidhje me skandalet në shëndetësi.

“Rama u përpoq të mbulojë krimet kundër njerëzimit që ka shkaktuar ai personalisht me sistemin e falimentuar të shëndetësisë”, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha e ka quajtur kryeministrin Edi Rama si krye-Tirja e shëndetësisë. ‘Ka Tire në shëndetësi, por krye-Tirja e shëndetësisë je ti! Ke kryer krime kundër njerëzimit me vdekjet nga Covidi’, theksoi Berisha në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’.

Ish-kryeministri ka vijuar me akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama përsa i përket gjendjes skandaloze të shëndetësisë në Shqipëri.

”Po a nuk është krim kundër njerëzimit t’u mungojnë vogëlushëve ilaçet, kurse ti blen për oborrin tënd instalimin 4 milionë?’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Sipas Berishës, 11 korriku është dita kundër krimeve kundër njerëzimit të kryera mbi shqiptarët nga Edi Rama.

Berisha ka theksuar se 11 korriku është dita të luftojmë për qindra-mijëra njerëz që vdiqën në kthetrat e një mjekësie të pashpirt, të shndërruar nga Edi Rama, ministrat e tij në një bursë vdekje.

Ai u ka bërë thirrje mjekëve që të marrin pjesë në protestën e 11 korrikut. ‘U bëj thirrje bluzave të bardha, në emër të misionit të tyre, të marrin pjesë në protestën e 11 korrikut’, u shpreh Berisha në protestën te ‘Rruga e Shpresës’.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme