Mediu në OSBE: Krimi i organizuar dhe korrupsioni, faktorë kyç për destabilitet në Shqipëri

Në një nga seancat e debateve për sigurinë e Europës gjate Sesionin Vjetor të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Bukuresht, Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ngriti si shqetësim rrezikun që i vjen Ballkanit nga krimi i organizuar dhe korrupsioni.
Sipas Mediut, stabiliteti në Shqipëri dhe Ballkan ka dy armiq, krimin e organizuar dhe korrupsionit, të cilat e kanë bazën sipas tij tek goditja e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Për këtë arsye tha Mediu, në këto vende duhet te sigurohet demokracia, bazuar në zgjedhje të lira, standartet e së cilave tha ai duhet të monitorohen më shumë nga OSBE.
Në fjalën e tij, Kryerepublikani Fatmir Mediu përmendi rrezikun e ndarjes së Bosnjës, ndarjet fetare dhe politike në Mal të Zi apo konfliktin në veriun e Kosovës, si shembuj konkretë të ndërhyrjes së jashtme si edhe përpjekje për destabilitet.
Gazetare: Anisa Kadesha
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




