Noka: Skandali te Onkologjiku ka përgjegjës Edi Ramën

Politikë | 2 vite më parë

Deputeti demokrat Flamur Noka ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se skandali në Spitalin e Onkologjikut ka përgjegjës kryeministrin Edi Rama.

Sipas Nokës, Shqipëria ka vetëm një rrugë, që është ndryshimi i vullnetit politik.

“Po mbyllej spitali i Hasit, në shumicën e qyteteve të Shqipërisë. Edhe ato që janë, janë thjesht HAN, që hyjnë dhe flenë pacientët. Nuk ka asnjë kusht. Peshku qelbet nga koka. Ali Baba dhe 40 hajdutët janë fajtorët. Në këtë batërdi të shëndetësisë ka një përgjegjës Edi Rama dhe çeta e hajdutëve.

Jam i bindur se këta janë të vetmit të kënaqur nga shpërthimi I këtij skandali. Sepse në publik këta janë të lumtur se dolën armiqtë. Paratë tuaja I vjedhin këta këtu. Ka vetëm një rrugë Shqipëria, të ndryshojë vullnetin politik”, tha Noka.

Deputeti u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së opozitës që do të mbahet nesër (27 qershor) para Bashkisë së Tiranës.

“U bëj thirrje, nesër qytetarët e Tiranës të jenë në protestë në ora 11:00 për vjedhjen që ju ka bërë lali vjedhësi.

Më datë 11 qytetarët në Bulevardin Dëshmorët e Kombit për vjedhjen në shëndetësi, edhe për vjedhjen e Fridës në bujqësi, edhe për Portin e Durrësit, edhe për koncesionet që jepni, edhe për Xibrakën, edhe për Aeroportin e drogës, edhe për kanabizimin”, tha Noka.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme