Kuvendi një minutë heshtje për 80-vjetorin e gjenocidit ndaj Çamëve, Idrizi: Masakrat ndaj të parëve tanë nuk i harrojmë!

Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje për 80-vjetorin e gjenocidit ndaj Çamëve në nder dhe përkujtim të viktimave. Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi tha se çamët nuk i harrojnë masakrat ndaj të parëve të tyre dhe se nuk i fal, ndërsa akuzoi Greqinë se në 80 vite nuk ka pranuar dhe folur kurrë për këtë të vërtet, por ndërton dhe shpall heronj personat që u përfshinë në këtë gjenocid.
“U mbushën 80 vite kur u masakruan shqiptarët e Çamërisë nga trojet e tyre dhe spastrimet më të egra të historisë së Shqipërisë. Gjenocidi nuk ka moshë dhe jam këtu për t’u thënë se memoria e një kombi është më e madhe se e një njeriu dhe shkon nga brezi në brez. Masakrat ndaj të parëve tanë ne nuk i falim nuk i harrojmë, një popull qe harron është një popull qe vdes. Sot falënderoj secilin nga ju që morën pjesën e seancën përkujtimore në 80 vjetorin e gjenocidit për të treguar që nuk kemi frikë nga e vërteta. Ne nuk fajësojmë sot popullin grek, por asnjë qeveri për 80 vite nuk mori guximin të shoh në sy krimin e të parëve të tyre për të parën tonë. Dhe për absurditet përdorin fjalët “çështja çame nuk ekziston”. Është e çuditshme se Greqia i shpall heronj dhe I ngre memorie kriminalëve. Ka 84 vite që mban ligjin e luftës dhe nga kjo nuk vjen asgjë e mirë”, tha Idrizi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




