Rrëzohet kërkesa për interpelancë me Ramën, Bardhi kritika Nikollës: Po shkel Kushtetutën dhe të drejtat e opozitës

Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e grupit parlamentar të PD-së për një interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama. Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi tha se kjo është një gjë e përsëritur nga kryetarja e Kuvendit, që rrëzon të gjitha kërkesat e opozitës për interpelancë me Ramën.
Ai akuzoi kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla se po shkel kushtetutën dhe po bën avokaten e kryeministrit.
“Kryetarja e Kuvendit ka shkelur rregulloren dhe refuzoni çdo kërkesë për interpelancë me Ramës të kërkuar nga opozita. Ju jeni aty për të respektuar Kushtetutën dhe jo për t’i shërbyer kryeministrin dhe të gaboni të drejtat e opozitës në Kuvend. Nuk mund të talleni me të drejta tona që na I njeh kushtetua”, tha Bardhi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




