Berisha: Protesta i ka kallur datën gjer në palcë Ramës

Politikë | 2 vite më parë

Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se protesta që pritet të mbahet nga opozita në korrik i ka kallur datën kryeministrit Edi Rama.

Duke folur nga dritarja e banesës së tij në protestën e përditshme bashkë me demokratët, Berisha tha se shqiptarët duhet të bashkohen në protestë dhe në mosbindje civile.

“…të bashkohemi në mosbindje civile dhe protestë për të çelur për Shqipërinë dhe shqiptarët dyert e mbyllura të shpresës. Dyert e mbyllura të begatimit. Dyert e mbyllura të dinjitetit njerëzor dhe kombëtar. Sot, çdo shqiptar është i thirrur të ngrihet në sakrifica dhe të mos lejojë që vendi i tij të tretet, të shkretohet, të pakësohet dhe varfërohet çdo ditë e më shumë”, u shpreh Berisha.

Sipas Berishës, opozita kërkon të mbrojë interesin kombëtar me protestën që do të zhvillojë më 12 korrik.

“Protesta dhe fjala juaj kanë tmerruar, i kanë kallur datën gjer në palcë Edi Ramës dhe lakejve të tij. Si kurrë ndonjëherë, mbi ju është vendosur një censurë totale nga mediat e kontrolluara nga Edi Rama sepse këtu thuhen të vërtetat më të hidhura. Këtu damkoset narkoshteti.

Këtu mbrohet interesi kombëtar dhe interesat e çdo qytetari shqiptar që jeton me mundin, djersën e tij dhe që e do këtë vend një vend të lirë”, ka theksuar Berisha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme