Presidenti Begaj nis vizitën dy ditore në Kosovë

Politikë | 2 vite më parë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, u nis këtë të dielë për një vizitë dyditore në Kosovë.

Kreu i shtetit do të zhvillojë takime në tre komuna: Deçan, Junik dhe Drenas.

Gjatë kësaj vizite në tre komunat, Presidenti Begaj do të nderojë, gjithashtu, ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të rënë gjatë luftës.

“Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, u nis sot për një vizitë dyditore në Kosovë, gjatë së cilës do të zhvillojë takime  më tre komuna: Deçan, Junik dhe Drenas. Gjatë kësaj vizite në tre komunat, Presidenti Begaj do të nderojë, gjithashtu, ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të rënë gjatë luftës”, thuhet në njoftimin e Institucionit të Presidencës.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme