Kushtetuesja për mandatin e Xhaçkës- Konkluzionet më 25 qershor, palët paraqesin argumentet dhe kundërargumentet

Politikë | 2 vite më parë

Për më shumë se tri orë e 30 minuta në Gjykatën Kushtetuese u shqyrtua kërkesa e opozitës për mandatin e deputetes, Olta Xhaçka.

Mbrotja e Xhaçkës, përfaqësuesit ligjor të Kuvendit si dhe opozita dhanë argumentet dhe kundërargumentet rreth interpretimit të mandatit të saj, ku data 25 qershor u caktua si dita e konkluzioneve.

Përfaqësuesit e opozitës thanë fill pas seancës, se Kuvendi sfidoi një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu, ai sqaroi edhe arsyet se pse vendosën që këtë çështja ta risjellin sërish.

Më datën 24 prill të këtij viti, një grup prej 44 deputetësh të kuvendit iu drejtuan gjykatës për të kundërshtuar vendimin  për “Për mosdërgimin e Mocionit në Gjykatën Kushtetuese” dhe deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të këtij vendimi.

Gjithashtu, kërkohet zgjidhja e konfliktit të kompetencave ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt.

Më 11 prill po të këtij viti, mazhoranca socialiste votoi kundër dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të deputetes Olta Xhaçka ndërsa më  14 maj kolegji i Gjykatës vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme