Lulzim Basha flet për një parti të re: Do bëjmë rekurs, por shqiptarët do të kenë alternativën që presin

Lulzim Basha ka mbledhur sërish strukturat e tij sot pasdite dhe pas përfundimit të takimit në një deklarate për medias deklaroi krijimin e një formacioni të ri politik.
“Shqiptarët do të kenë alternativën e tyre. Jam fare i qartë me atë që ju them por rekurs bëhët sepse është bindja e thellë profesionale dhe juridike dhe e gjithë përfaqësueseve se vendimi I 11 qershorit nuk është thjesht vendim i padrejtë, por tërësisht i pa bazuar”.
Basha deklaroi se shqiptarët do të kenë alternativën e tyre dhe ne do të jemi në zgjedhje.
Gjithashtu ai u shpreh se grupi i tij i demokratëve do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë.
“Gjatë fjalës së tij ai tha se vendimi i Gjykatës së Apelit më 11 qershor për vulën e Partisë Demokratike ka qenë tërësisht i padrejtë. Sigurisht do të presim zbardhjen e vendimit dhe do të bëjmë rekurs në drejtësi që në këtë vend të mos triumfojë padrejtësia”.
I pyetur për emrin e partisë së re që Lulzim Basha dhe të tijët kanë menduar që do të krijojnë, ai tha se, “nuk kemi marr ende nje vendim për emrin e partisë së re. Ne besojmë dhe do të kërkojmë që partia demokratike e Shqipërisë të kthehet aty ku duhet të jetë dhe vendi I PD-së janë vlerat për të cilën kanë lindur”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



