Mërtiri: Ramës i duhet Berisha deri në vdekje

Politikë | 2 vite më parë

Analisti Ergys Mërtiri ka deklaruar në emisionin “3D” nga Alban Dudushi se kryeministrit Edi Rama i leverdis mos rënia e Sali Berishës pasi siç ai shprehet kjo do t’i hapte rrugën hetimit ndaj tij.

Ai shton se duke qenë se i gjithë sistemi është në alarm, sepse kërcënohet nga SPAK, kokave të politikës i leverdis të funksionojnë sëbashku si  një trup i vetëm.

“Gjithçka që është thënë deri tani është fakt se PD-ja është e Berishës. Është gjykim politik sepse gjykata e njohu si palë Alibeaj, tani nuk e njeh. Për mua Shqipëria është e ndarë në dy pjesë, një që është kundër sistemit politik 30-vjeçar dhe një pjesë është pro këtij sistemi. I gjithë sistemi është në alarm, në rrezik sepse kërcënohet nga SPAK. Sistemi 30- vjeçar përfshirë këtu Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta dhe e gjithë oligarkia janë sot të kërcënuar nga një sistem i ri i cili lind si e ardhme që do të zëvendësojë këto. Dhe këta funksionojnë sëbashku si një trup i vetëm për t’u mbrojtur. Mendoj që Edi Ramës i duhet Sali Berisha si vdekje pasi nëse bie ky i fundit, bie i gjithë sistemi. Pse? Sepse nëse bie Berisha, SPAK do fillojë të hetojë Ramën”, tha Mërtiri.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme