Gjikondi: Arrestimi i Durim Bamit, kërcënim për Ilir Metën

Politikë | 2 vite më parë

Në emisionin “3D” nga Alban Dudushi,  juristja Brisida Gjikondi u shpreh se arrestimi i Durim Bamit në Dubai përbën një kërcënim për Ilir Metën.

Ajo shtoi se sipas saj, dëshpërimi dhe shpërthimi i Metës vjen për një sërë rrethanash, dhe jo vetëm për muhabetin e palmës apo shtëpisë në Gjirin e Lalzit.

Me arrestimin e Bamit, juristja nuk habitet të dalin fakte të reja rreth Metës.

“Një personazh djallëzor si Meta nuk do ta reduktoja vetëm për muhabetin e palmës apo vila në Gjirin e Lalzit. Dëshpërimin e tij nuk e lidh më vetëm Berishën  i cili nuk ka më nevojë për vulën e Metë. Po r e shikoj edhe me arrestimin që i është bërë Durim Bamit në Dubai. Mos harrojmë që në 2015, Tom Doshi ka thënë që Meta i ka ofruar Bamit 500 mijë euro të më vrasë mua. Dhe 1 vit më pas, Bami u afrua drejtësisë shqiptare të merrte statusin e dëshmitarit dhe të fliste për politikën, por nuk u mor seriozisht. Kam përshtypjen se Bami e ka qasjen e të fortit të Niklës. Nuk do çuditesha të dalin gjëra. Dëshpërimin, mllefin dhe shpërthimin e Metën  nuk e lidh vetëm për palmën dhe gruan, por me të gjitha faktorët“, u shpreh Gjikondi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme