Mërtiri: Meta-Berisha kanë të njëjtin hall, përballjen me SPAK-un

Analisti Ergys Mërtiri, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH deklaroi se Meta dhe Berisha kanë të njëjtin hall, që ka të bëjë me për balljen me SPAK-un.
Sipas tij, mënyra se si Meta flet, bën politik, kur bërtet, kur hip maj hekurave tregon se ka një hall të madh, që reagon në atë mënyrë.
“Meta ka hall SPAK-un, i cili është hall për Berishën, Ramën, ministrat. Kemi hetim pasuror për Veliajn, si dhe të njerëzve afër Berishës. Meta kërkon ti bëjë qesharake akuzat. Por duket se SPAK po e heton seriozisht. Kjo po e shqetëson sepse hetimi pasuror është shtrirë gjatë në kohë. Ata kanë përgjime për Ilir Metën. Këtë e bëri të ditur vetë Meta. Berisha dhe Meta opozitarizmin dhe të qenit me çdo kusht në krye të partisë e kanë vetëm për tu mbrojtur nga SPAK. Berisha do humbë thellë në zgjedhjet e 2025. Marrja e vulës në fakt e ka zhyt më keq në hall. Por vula i duhet për tu mbrojtur nga SPAK. Edhe Meta të njëjtën gjë bën. Sa herë ka hetime nga SPAK bën të egrin. Marrëveshja mes Berishës dhe Ramës e ka nxjerrë nga loja Metën. Rama se mbron d.p.d Berishën, por janë njerëzit okult afër tyre që e bëjnë. As Berisha, as Rama s’kanë nevojë për Metën. I zgjidhin vetë.”, tha Mërtiri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




