Basha takim me ambasadorin gjerman, Karl Bergner, diskutim për zhvillimet politike në vend

Ambasadori gjerman Karl Bergner takoi sot Lulzim Bashën në kuadër të bisedimeve të tij me liderët politikë të qeverisë dhe opozitës.
Në fokus ishte shkëmbimi për zhvillimet e brendshme politike, vijimi i kursit të reformave të Shqipërisë në rrugën drejt BE-së dhe marrëdhëniet dypalëshe mes Gjermanisë dhe Shqipërisë.
“Ambasadori Bergner theksoi rëndësinë e madhe të një opozite demokratike për zhvillimin e vendit. Për këtë qëllim, pjesëmarrja paqësore dhe konstruktive në proceset parlamentare është po aq e rëndësishme sa respektimi i të drejtave të pakicave dhe ndarja e pushteteve nga të gjitha palët. Forcimi i mëtejshëm i shtetit ligjor dhe lufta kundër korrupsionit, veçanërisht nëpërmjet Prokurorisë së Posaçme SPAK, janë thelbësore jo vetëm për anëtarësimin në BE, por edhe për një të ardhme më të mirë për të rinjtë e të rejat shqiptarë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Gjermanisë në Shqipëri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




