Alimehmeti: Bashkia Tiranë është në vdekje klinike, protestat do vijojnë. Vendimi për vulën, ktheu pluralizmin në vend

Kreu I këshilltarëve të PD në Bashkinë Tiranë, Ilir Alimehmeti e ka konsideruar vendimin e gjykatës për dhënien e vulës së PD Sali Berishës si një kthim të pluralizmit dhe opozitës në vend.
Në një intervistë për RTSH 24, Alimehmeti tha se për shkak të kësaj lufte brenda PD, vendi nuk ka pasur një opozitë që të krijojë një debat të shëndosh për qytetarët dhe të kryej detyrën e saj “check and balance” ndaj qeverisë.
“Nuk është e rëndësishme vetëm për ne por për të gjithë kombin pasi pa opozitarizëm nuk mund të quhet një vend demokratik. Ishte luftë për të ruajtur pluralizmin dhe legjitimuar opozitën pasi flamuri I PD caktohet nga njerëzit dhe është I tyre dhe nuk është I një gjykate apo e qeverisë. Gjykata duhet të regjistronte vullnetin e këtyre njerëzve në kuvendin e 11 dhjetorit 2021, vendimi është I tyre dhe ishte shumica, demokracia këtë ka si rregull. Megjithatë u deshën 2 vite e gjysmë dhe në këtë kohë vuajti I gjithë populli pasi nuk pati një debat të shëndosh dhe check and balance për qeverinë. Nëse vret opozitën nuk kemi më vlera perëndimore”, tha Alimehmeti.
Se ku e sheh të ardhmen e PD me një kryetar non grata dhe të arrestuar, Alimehmeti e konsideroi atë gabim që duhet të rregullohet nga drejtësia
“Kryetari I partisë është në arrest shtëpie sot dhe kjo është një goditje shumë e rëndë për demokracinë dhe duhet korrigjuar sa më shpejtë. Rinovimi i partisë duhet bërë me figura që kanë vlerë dhe përfaqësohen nga populli. Kemi një kryetar të arrestuar pa akuza dhe ka tre vite që është shpallur non grata dhe ende nuk e di përse”, tha Alimehmeti.
Lidhur me protestën e opozitës para Bashkisë Tiranë, Alimehmeti tha se kjo ndodh për shkak te ky institucion prej një viti është në vdekje klinike dhe se ky aksion i qytetarëve do të vijojë.
“Nëse njerëzit duhen të protestojnë do i mbështes. Kemi një institucion në vdekje klinike, një bashki që prej një viti nuk funksionon dhe opozita nuk duhet të lejojë vjedhjen e parave të qytetarëve. Protestat kanë pasur efekt dhe do vijojnë. Do jetë një paraverë me shumë zhvillime”, tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




