Doda: Fatkeqësi që PD u mbyll me blinda

Barbara Doda, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së, deklaroi në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH se është fatkeqësi që PD u mbyll me blinda, kur ishte në një moment që duhej hapur ndaj qytetarëve.
Sipas saj, opozitarizmi nuk është monopol dhe nuk e drejton një njeri, pasi ka edhe mënyra të tjera për të bërë opozitë.
“Në 2021 kam qenë pjesë kundër Bashës. Kam parë pjesën më të keqe të PD-së. Basha nuk tregoi ndonjë shenjë ndryshe nga Berisha. Mënyra e drejtimit të partisë nga ai ishte irrituese. 2021 e tërhoqi zvarrë opozitën. Partia i përket anëtarësisë. PD arriti u mbyll me blinda. Ishte fatkeqësi. PD refuzon të ndryshojë dhe nuk e çon opozitën në fitore. Por, çdo bëhet në të ardhmen? Ka ardhur koha për një brez të ri politikanësh. Mundja e Ramës është proces i vështirë . Nuk bëhet nëse nuk vjen një lidership i ri.”, tha Doda.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




