Kulluri: PD e Bashës pushoi së ekzistuari nga ana ligjore. Mund të jetë grupim tjetër, parti e re

Politikë | 2 vite më parë

Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun, Edvin Kulluri deklaroi në emisionin “3D nga Alban Dudhushi” se nga ana ligjore Partia Demokratike e z. Lulzim Basha ka pushuar së ekzistuari.

“Ky grupim politik në emrin e Partisë Demokratike pushon së ekzistuari.  Nga pikëpamja juridike situata është e qartë dhe nuk ka nevojë për koment.  Ky është një fakt që këtë e ka vendosur drejtësia për të cilën ne kemi thënë që do e respektojmë”.

Gjithashtu Kulluri u shpreh se patjetër që do merret një vendim në këtë situatë sepse do ketë një kontakt me strukturat.

Duke komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës së Apelit për kthimin e vulës dhe logos zyrtare grupimit të Rithemelimit drejtuar nga Sali Berisha, Kulluri u shpreh se kjo çështje nuk duhet të vazhdoj pafund nëpër gjykata, ndaj sikurse u shpreh ai, nuk është i mendimit që të ndiqet në instanca të tjera.

“Për mendimin tim nuk duhet të ndiqet më kjo çështje nëpër gjykata duke vazhduar pafund kjo çështje”.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme