Partia Socialiste mbledh sot Asamblenë Kombëtare

Me fokus ecurinë e procesit të zgjedhjeve të brendshme në parti, Partia Socialiste do të mbledhë këtë pasdite Asamblenë Kombëtare, e cila do të jetë nga interneti.
Aktiviteti pritet të nisë me fjalën e kryetarit socialist Edi Rama dhe do të vijojë me një raport të Sekretarit të Përgjithshëm Blendi Klosi.
Këtë e njoftoi kreu i grupit parlamentar socialist Bledi Çuçi në mbledhjen më të fundit të radhës.
Veç asamblesë, Çuçi i diskutoi me deputetët socialistë axhendën e javës së re dhe projektligjet që shkojnë në seancën plenare, e cila do të mbahet ditën e mërkurë, datë 12 qershor.
Krahas raportimit të veprimtarisë vjetore të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, raportit të ILDKPKI, pritet të diskutohet edhe projektligji për një ndryshim në aderimin e Shqipërisë në Konventën e Aviacionit Civil Ndërkombëtar.
Mbledhja e Asamblesë do të zhvillohet një ditë para kremtimit të 33-vjetorit të krijimit të Partisë Socialiste.
Gazeta: Jonela Sagajeva
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




