Hoxha: Pse Bardhi e devijoi denoncimin e Ahmetajt? E braktisi kauzën e protestës

Politikë | 2 vite më parë

Analisti Poli Hoxha, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ shtroi pyetjen se pse deputeti i PD-së Gazment Bardhi devijoi thelbin e seancës parlamentare duke mos folur as për RAI3 dhe as me Ahmetajn, por u mor me fatin e Berishës, duke braktisur kauzën edhe të protestës që kishte thirrur aty jashtë.

“Problemi është që për 2 ditë me radhë kur ndodhi edhe investigimi, ‘Rithemelimi’ tha do bëj namin në kuvend, protestë. Çfarë pamë? ‘Rithemelimi’ u mor fatin e Berishës, as me RAI3, as me Ahmetajn. E devijuan. Ky është thelbi. Pyetja është pse i ikën Ahmetajt dhe RAI3 dhe u morën me atë që dihet si e ka fatin i tij? S’e ka faji media se Bardhi devijon temat.”, tha Hoxha.     

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme