Hoxha: Rama nxjerr gogolin dhe kërkon mobilizim për zgjedhjet

Politikë | 2 vite më parë

Gazetari Poli Hoxha ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se kryeministri Edi Rama me qëndrimet e tij të fundit po bën thirrje për t’u mobilizuar për zgjedhjet e ardhshme.

Sipas gazetarit Hoxha, kjo është e gjithë loja politika që po bën kreu i qeverisë dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama.

Gjithashtu, Hoxha vuri në dukje se kjo lojë politike po i pëlqen edhe opozitës së cilës Rama po i shkel syrin duke qenë se është faktor në skenën politike.

“Edi Rama bën thirrje, nxjerr gogolin siç e nxori në 2021 dhe më 14 maj dhe mobilizoheni në zgjedhjet e ardhshme. Kaq është e gjithë loja dhe gjithë vallja. Dhe këtyre iu pëlqen sepse ai është faktor dhe iu thotë atyre ore më shikoni, më shkelni syrin se jam faktor. Shqipëria bëhet nëse merremi vesh ne të dy, nëse nuk merremi ne të dy do të shikoni kështu”, u shpreh Hoxha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme