Protesta e opozitës, Rama: U rikthye në identitet me të dënuarit dhe të kërkuarit nga drejtësia

Politikë | 2 vite më parë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e opozitës sot para dhe brenda Parlamentit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se autorët e rikthimit në identitet të opozitës në Parlament ishin persona të kërkuar të dënuar dhe të kërkuar nga drejtësia.

Duke iu referuar emisionit investigativ Rai3, Rama theksoi se ky televizion i shfaqi ata si heronj pozitivë duke eksportuar baltë në Itali të marra nga kanalet e ujërave të zeza politike e mediatike të Tiranës.

“Cilët ishin autorët e rikthimit kaq të shpejtë në identitet të opozitës sot në parlament?  Një kriminel italian i dënuar 17 vjet nga drejtësia shqiptare;

Një ish-zv.kryeministër i arratisur për t’i ikur drejtësisë;  Një ish-kryeministër në arrest shtëpie me vendim të drejtësisë; Një ish-prokuror i përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për mosjustifikim pasurie;

Një program në RAI3 që i shfaqi të lartpërmendurit si heronj pozitivë të një bashkëprodhimi italo-shqiptar, me baltë të eksportuar në Itali nga kanalet e ujërave të zeza politike e mediatike të Tiranës.

Vesi del me shpirtin, por shpirtit të së keqes që po del me të çjerra nga jeta e këtij vendi pasi e persekutoi këtë vend qysh prej vitit 1912, kjo lojë balte e radhës me emrin e Shqipërisë i duhet futur në llogaritë që do të bëhen në zgjedhjet e afërta.

Mos i falni më, duhen shkatërruar përfundimisht me votë! Shqipëria ka kry punë me ta dhe nuk ndalet dot më nga askush”, shkruan Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme