Tensione në Kuvend, Rithemelimi kërkon kthimin e Berishës në grupin e PD, përjashtohet Noka

Politikë | 2 vite më parë

Tensionet dhe debatet në seancën plenare të kësaj të enjte (6 qershor) kanë detyruar kryeparlamentaren Lindita Nikolla të ndërpresë 3 herë punimet. Debatet erdhën pasi deputetët e Rithemelimit kërkuan futjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në grupin parlamentar të PD-së.

Kërkesa e tyre u refuzua nga Nikolla, me argumentin se ka një vendim partie për përjashtimin e tij nga grupi i PD-së. Megjithatë kjo nuk u pranua nga deputetët e Rithemelimit, të cilët hodhën akuza mbi kryeparlamentaren Nikolla.

Debatet u përshkallëzuan pasi deputetët e Rithemelimit bllokuan foltoren, ndërsa Ministrja Elisa Spiropali u përgjigj duke i quajtur “ushtri e turpit”.

“Kjo që po bëni ju nuk quhet opozitë, ka vetëm një emër, ushtria e turpit të opozitarëve pa ide pa atdhe. Të vini këtu dhe të bllokoni foltoren, të fyeni… Nuk është hera  e parë që ansambli utopia e ka bërë këtë. Është më mirë të dilni jashtë dhe të shtoni numrin e protestuesve”, tha Spiropali.

Nikolla mori vendimin për përjashtimin e deputetit Flamur Noka nga seanca duke e akuzuar për përdorimin e një “gjuhe të pahijshme”.

Debati i plotë.

Noka: Zonja përfaqësues e narkoshtetit se si funksionon grupi I PD e vendos ky grup dhe shkresat përcillen me firmën e kryetarit të PD se si funksion narkoshteti e vendos kreu i narkoshtetit dhe ju nuk keni asnjë autoritete

Nikolla: Të jap vërejtje

Noka: Atë përjashtimin bëje. Seç bëhet me narkoshtetin e diskutoni dhe e vajtoni ju, por aty jashtë janë shqiptarë që po diskutojnë për narkoshtetin tuaj pasi na keni bërë për turp dhe na keni kthyer në objekt diskutimi në gjithë Evropën.

 NIkolla: Kjo nuk është procedurë, e drejtoj unë seancë.

Noka: Zonjë para se të fillojnë diskutimet këtu merr në konsideratë kërkesën që ka paraqitur kryetari i grupit të PD. Kushtetua përcakton rregullat se si një deputete është anëtar i një grupi. Narkoshteti ka rregulla e Kushtetutë tejet. Mos kujto se ti do shpëtosh se po shkel Kushtetutën dhe ligjet e këtij vendi. Je një përfaqësues e dinjitoze e narkoshtetit dhe fytyra e turpit e këtij parlamenti. Sali Berishën askush nuk e ndalon dot të jetë deputet i Shqipërisë për sa kohë ka dalë nga lista e PD. PD nuk të pyet as ty si zëvendëse e narkoshtetit.

Nikolla: Kush ka dalë me vendim partie nuk mund të futet me vendim grupi.

Noka: Dil lexoje këtu një ligj që nuk ju lejon të kthehet Berisha

Nikolla: Jeni i përjashtuar nga seanca për gjuhë të pahijshme që bëni. Lini sallën e kuvendit. Ti mua nuk më kërcënon dot dhe nuk më intimidon dot, turp të kini, jeni i përshtatura lini sallën.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme