Opozita sërish në provë, Kuvendi pret emrat për “Antikorrupsionin” dhe “Dezinformimin”

Parlamenti voton në seancën më të afërt plenare përbërjen e dy komisioneve që tashmë janë ngritur me vendim të shumicës parlamentare.
Bëhet fjalë për përbërjen e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit për të luftuar Dezinformimin dhe për përbërjen e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit për Antikorrupsionin.
Këto projektvendime janë shqyrtuar në konferencën e kryetarëve, mbledhje që u zhvillua pa opozitën e Rithemelimit, por me prezencën e deputetes Flutura Acka, e cila përfaqëson PD zyrtare.
Rithemelimi nuk mori pjesë në konferencën e kryetarëve për shkak të mbledhjes së grupit parlamentar që u mbajt për të koordinuar veprimet e kësaj pjese të opozitës. Në emër të këtij grupimi foli Gazment Bardhi, i cili përsëriti ftesën për qytetarët që të bëhen pjesë e protestës të enjten para Kuvendit.
Dy komisionet e posaçëm u votuan gjatë javëve të fundit në parlament, iniciativa të cilat janë parë me hezitim nga opozita.
Gazetare: Sonila Agostini
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




