Zgjedhjet në Bujanoc e Preshevë, Hasani: Vullneti politik shprehet vetëm me pjesëmarrje

Politikë | 2 vite më parë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani në një postim në rrjetet sociale  bënë thirrje për pjesëmarrjen sa më të lartë të votueseve shqiptar për zgjedhjet që zhvillohen nesër në Serbi për këshillat komunalë të Bujanocit e Preshevës.

“Përshëndet pjesëmarrjen e partive shqiptare në zgjedhje”, shkruan ministri

Ai uroi që numri i votuesve të jetë sa më i lartë.

“Vetëm me pjesëmarrje shprehet vullneti politik qytetar dhe ndërtohet e ardhmja që dëshirojmë”, u shpreh Hasani.

“Së bashku për demokracinë dhe integrimin e përbashkët europian”, përfundoi mesazhin ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme duke iu uruar suksese shqiptarëve të Luginës.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme