Lindita Nikolla: Investimi për fëmijët është më largpamësi dhe më dobiprurësi investim i familjes, komuniteteve, institucioneve dhe shoqërisë

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nëpërmjet një statusi në rrjetin e saj social në Facebook uron fëmijët për 1 Qershorin.
Ajo shprehet se shkollimi dhe edukimi i fëmijëve janë vlera dekomakratike shoqërore. Për më tepër Kryetarja e Kuvendit shkruan se ligjet më të mira për fëmijët janë prioritet i Kuvendit të Shqipërisë.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, të reflektojmë të gjithë: Për më shumë kujdes për mirërritjen dhe shëndetin e fëmijëve. Për shkollimin dhe edukimin e tyre, me dije bashkëkohore, shprehi të qëndrueshme, vlera shoqërore e demokratike, si qytetarë aktivë e të denjë të shoqërisë. Për një mjedis të sigurt, duke i rrethuar fëmijët me dashuri e ndjenja njerëzore, për t’i mbrojtur prej varfërisë, padijes, dhunës dhe rreziqeve të tjera. Investimi për fëmijët është më largpamësi dhe më dobiprurësi investim i familjes, komuniteteve, institucioneve dhe shoqërisë.”, shkruan Nikolla.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



