Postimi i Ramës, Bardhi: Nuk jemi anëtar të asnjë grupi të strukturuar kriminal

Gazment Bardhi, kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, nëpërmjet një postimi në platformat sociale, bëri të ditur se nuk është pjesë e asnjë grupi kriminal që, sipas tij, “qeveris Shqipërinë”.
Deklaratat e Bardhit u bënë pasi kryeministri Edi Rama, ndau në rrjetet sociale momente nga debati në seancën e djeshme të Kuvendit, në përfundim të së cilit u miratua me 76 vota pro projekt-rezoluta “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe anti-korrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”.
“Meqenëse çdo shqiptar e di tashmë kush është Edi Rama dhe ekipi i tij, ky vetë duhet të dijë kush ne nuk jemi. Ne nuk jemi Ols Rama, Arben Ndoka, Rrahman Rraja, Armando Prenga, Saimir Tahiri, Arben Ahmetaj, Ilir Beqaj, Elvis Rroshi, Agim Kajmaku, Valdrin Pjetri, etj. Nuk jemi anëtar të asnjë grupi të strukturuar kriminal, që qeverisë Shqipërinë prej 11 vitesh sipas parimit: “Të vjedhim Shqipërinë për të vjedhur zgjedhjet, dhe të vjedhim zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë”, shkruan Bardhi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




