Presidenti Begaj dhe homologia sllovene Natasa Pirc Musar vizitojnë Manastirin e Zvërnecit

Politikë | 2 vite më parë

Presidenti Bajram Begaj e ka nisur ditën sot me një takim me kryebashkiakun e Fierit Armando Subashi, ku është njohur me zhvillimet, ndryshimet dhe projektet e ardhshme për zhvillimin e këtij qyteti.

Më pas kreu i shtetit ka vijuar vizitën në Vlorë, ku është pritur nga kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.

Teksa shoqërohej nga ky i fundit dhe zonja e parë, Begaj është takuar me Presidenten e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar, me të cilën kanë zhvilluar një vizitë në Manastirin e Zvërnecit.

“E rëndësishme mbetet integrimi sa më shpejt i Shqipërisë por edhe Ballkanit Perëndimor në BE. Unë e thashë edhe në Parlament që edhe Shqipëria brenda vitit 2030, por edhe vendet e Ballkanit të jenë pjesë e unionit.

Unë shoh një zhvillim shumë të mirë të Shqipërisë dhe vij këtu në një vend mik”, ishte kjo deklarata e Presidentes së Sllovenisë  Natasa Pirc Musar nga Vlora gjatë një vizite në Manastirin e Zvërnecit.

Ndërkohë vetë presidenti ka theksuar se qëllimi mbetet të vijohet në rrugën e zhvillimit.

“Është kënaqësi kur sheh kaq vizitore në Zvërnec por edhe të rinj dhe të reja ndaj duhet që këtë kulturë tua trashëgojmë edhe te rinjve”, u shpreh Begaj.

Presidentja e Sllovenisë prej dy ditësh ndodhet në një vizitë në Shqipëri, ndërsa po viziton edhe disa nga pikat turistike që ofron vendi.

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar e nisi vizitën e saj zyrtare në Tiranë nga Radiotelevizioni Publik Shqiptar. Zyrtarja e lartë u prit në goditën e televizionit publik nga Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit zoti Alfred Peza.

Ndalesa e parë e presidentes së Sllovenisë ishte në studion e emisionit të debatit politik 3D, ku zonja Musar dha një intervistë për gazetarin Alban Dudushi.

Më pas Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, nën shoqërinë edhe të ambasadorit të Sllovenisë në Tiranë, Peter Japelj iu drejtua sallës së rinovuar të orkestrës simfonike të Radio Televizionit shqiptar ku u takua edhe me presidentin e republikës së Shqipërisë Bajram Begaj. Dy personaitetet e larta  ishin  të ftuarit e nderit të koncertit homazh që orkestra e RTSh-së organizoi në nder të  kompozitorit te famshëm slloven Bojan Adamiç.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme