Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato: Vlerësoj lidershipin dhe përgjegjësinë e treguar nga palët në arritjen e marrëveshjes

Politikë | 3 vite më parë

Marrëveshja e arritur ndërmjet Partisë Socialiste dhe deputetëve të Rithemelimit është përshëndetur nga faktorë të rëndësishëm të përfaqësuesëve diplomatik në Shqipëri.

Së fundi, është ambasadori i BE, , ku nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X” ka reaguar në lidhjes dakordësinë mes mazhorancës dhe opozitës së bashkuar për komisionet hetimore.

Në komentin e tij, ambasadori shkruan se mirëpret vendimin e sotëm, i cili bën të mundur rifillimin e funksionimit normal të parlamentit, duke vlerësuar lidershipin dhe përgjegjësinë e treguar nga palët në arritjen e marrëveshjes.

Ai shton se delegacioni i Bashkimit Evropian ka theksuar vazhdimisht se një asamble funksionale është çelësi për procesin e integrimit në BE.”

“Mirëpres vendimin e sotëm të konferencës së kryetarëve, i cili bën të mundur rifillimin e funksionimit normal të parlamentit dhe vlerësoj lidershipin dhe përgjegjësinë e treguar nga palët në arritjen e marrëveshjes. Delegacioni i Bashkimit Evropian ka theksuar vazhdimisht se një asamble funksionale është çelësi për procesin e integrimit në BE.” Shkruan nw mesazhin e tij smbasadori i BE-së Silvio Gonzato në X.

 

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme