Baçi: Shanse zero që Bardhi të bëhet kryetar

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi në emisionin “3D” nga Alban Dudushi u shpreh se z. Bardhi i ka shanset zero që të jetë kryetar i Partisë Demokratike.
“Partia Demokratike është në fazën e saj më të lartë se po diskutohet për atë në gjitha panelet televizive duke bërë lajm”, tha ai.
Në analizën e vetë, deputeti i PD-së i dal në qarkun e Fierit, Luan Baçi tha se edhe Sali Berisha, dhe pse duket i fuqishëm, nuk mund të vendos z. Bardhi në krye të partisë.
“Z. Bardhi është Kryetar i Grupit Parlamentar i zgjedhur nga deputetët të dal nga PD. Shanset janë zero që Bardhi të jetë Kryetar i Partisë Demokratike. Nuk e ka në dorë këtë as z. Berisha që të vendos z. Bardhi për Kryetar, mund të duket i fuqishëm por Berisha nuk e ka këtë fuqi”.
Por sipas tij, këtë e vendosin anëtarët e PD-së, dhe askush tjetër.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




