Linjë nënujore me Egjiptin, Balluku: Shqipëria, pozicion kyç në nyjat ndërkontinentale të digjitalizimit

Ekonomi | 3 vite më parë

Shqipëria dhe Egjipti do të kenë një linjë kabllore nënujore, pjesë e një rrjeti global të komunikimit, si dhe do të rrisin konkurrencën në tregjet ndërkombëtare. Marrëveshja e mirëkuptimit u nënshkrua mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë 4iG.

Rrjetet kabllore me fibër optike janë autostradat e komunikimit digjital dhe me linjën me Egjiptin, Shqipëria do të ketë një pozicion kyç në autostradën ndërkontinentale të digjitalizmit.

Zv.Kryeministrja, njëherazi Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se ky projekt rankon Shqipërinë më lartë në fushën e digjitalizimit dhe nxit ekonominë dhe krijon burime efeciente. Ky projekt strategjik e inovativ, tha Balluku, do e kthejë Shqipërinë në një nyjë të ndërlidhjes ndërkontinentale, jo vetëm me vendet fqinje.

“Ky proces nxit rritjen ekonomike, krijon eficencë më të lartë të burimeve dhe sjell më afër njerëzit. Kjo i përgjigjet rritje së kapaciteteve të rrjeteve me rritjen e trafikut të të dhënave në mbarë botën. Ky projekt lidh ndërkombëtarisht Shqipërinë me gjithë autostradat digjitale, pasi deri tani kemi qenë të lidhur me vendet fqinje. Ky projekt do vendos Shqipërinë në një rankim tjetër të digjitalizimit”, tha Balluku.

Zv.Kryeministrja Balluku u shpreh se investimi i këtij projekti kap vlerën 100-115 milionë euro dhe shkon në të njëjtën linjë me qeverinë shqiptare në përparësitë që ajo ka për inovacionin dhe digjitalizimin e vendit.

“Egjipti luan rolin e një nyje ndërkombëtare të autostradave digjitale. Investimi shkon 100-115 mln euro dhe është mirëpritur nga qeveria. Ky projekt shkon në të njëjtën linjë me politikat e digjitalizimit dhe zhvillimin e infrastrukturës digjitale me shpejtësi të lartë. Ky projekt është shtyllë mbështetëse edhe për strategjinë kombëtare për të hyrë në BE lidhur me digjitalizimin”, tha Balluku.

Kjo marrëveshje do ta pozicionojë Shqipërinë si një pikë të re hyrjeje në Evropë. Për Shqipërinë, sistemi i kabujve nënujore do të ofrojë rrugën më të shkurtër për në Frankfurt, si dhe destinacione të tjera të rëndësishme të trafikut ndërkombëtar në Evropën Lindore e Qendrore dhe Ballkanit, si Sofja, Vjena dhe Budapesti.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme