Kuvendi Zgjedhor i PD në Qarkun e Fierit, Basha: Kemi gati programin qeverisës

Politikë | 3 vite më parë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar Kuvendin Zgjedhor të PD në qarkun e Fierit, ku në fillim u ndal në Roskovec dhe më pas në Patos. Gjatë fjalës së tij përpara anëtarësisë, Basha tha se shqiptarët duan ndryshimin dhe se këtë do e sjell PD, e cila po përgatiti programin e saj qeverisës në interes të qytetarëve.

Duke e cilësuar programin qeverisës të PD si një “platformë jo boshe”, Basha tha se ajo është bërë me ndihmën e ekspertëve gjermanë dhe atyre amerikanë.

“PD ka përfunduar hartimin e programit të vetë qeverisës, asnjë shtresë shoqërore nuk është mënjanuar në këtë program. Ekspertët tonë më të mirë të Gjermanisë dhe SHBA po bëjnë rishikimin dhe ndihmën në mënyrë që ky program të jetë në përputhshmëri të plotë me objektivat tona”, tha Basha.

 Dy prioritete të PD, për Bashën janë Reforma Zgjedhore dhe mbështetja e SPAK.

“Ne jemi në krah të drejtësisë dhe SPAK në luftën kundër korrupsionit. Korrupsioni nuk ka ngjyrë e për këtë kushdo që ka abuzuar me paratë e shqiptarëve të shkojë para drejtësisë. Ndaj Reforma Zgjedhore dhe mbështetja pa kushte ndaj SPAK, janë dy prioritete kryesore për PD”, tha Basha.

Kryedemokrati foli edhe për përçarjen brenda PD, ku gishtin akuzues e vuri te Sali Berisha duke thënë se “dëshiron ta kthejë PD në interes të vetëm një njeri”.

“Një luftë të tillë brenda llojit për shpirtin dhe zemrën e PD, për të ndarë një herë e mirë se çfarë është PD pronë e një njeriu të caktuar apo parti e demokracisë. Kjo betejë u shpalos me egërsi të madhe me propagandë të jashtëzakonshme që në një situatë normale do ta shpërbënin PD-në”, tha ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme