Kikia: Shqipëria do të përdoret si demotivim për emigrantët

Politikë | 3 vite më parë

Analisti Mentor Kikia ka deklaruar në studion e emisionit “3D” në RTSH 1 se Italia po e përdor Shqipërinë si destinacion për të demovituar emigrantët që vijnë nga Afrika.

Duke iu referuar deklaratës së kryeministrit Rama, Kikia theksoi se ashtu siç Britania e Madhe e përdor Ruandën si demotivim ndaj emigrantëve, përfshirë edhe ata shqiptarë, Italia e konsideron Shqipërinë si formë demotivimi ndaj emigrantëve që synojnë të vijnë në Itali dhe më pas të kalojnë për Bashkimin Evropian.

“Po i referohem sërish deklaratave të kryeministrit. E pyeta, nëse këta njerëz vijnë në Shqipëri dhe për 1 muaj ndahen kush merr letrat, dhe ikin, përse duhet të vijnë deri në Lezhë, kur këtë punë mund ta bënin fare mirë në Itali.

Në kamp vijnë 3 mijë njerëz , këta janë shumë pak. Dhe përgjigja ishte; Shqipëria në këtë rast nuk është përdorur si zgjidhje, Shqipëria është përdorur si element demotivimi.

Njësoj si britanikët që donin të na demotivonin ne që ikim akoma me gomone për në Angli sepse do na çojnë në Ruanda, ata demotivohen që mos ecni në Itali kot se do ju çojmë në Shqipëri”, u shpreh Kikia.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme