Kikia: Nëse kampi i emigrantëve mbipopullohet, do të ketë telashe

Politikë | 3 vite më parë

Analisti Mentor Kikia, në emisionin ‘3D’ në RTSH shprehu rezerva nëse Italia do të mund të përpunojë në muaj 3 mijë persona që do të jenë në kamp, gjë që, sipas tij, do të sjellë mbipopullim gjë që mund të sjellë edhe telashe për shtetin shqiptar dhe popullsinë lokale.

“Duhet ndarë se çfarë na shqetëson ne. Nuk u shqetësuam për të drejtat e njeriut. Kjo do të përdoret si magazinë tranziti në kushtet kur Shqipëria po boshatiset nga autoktonët. Ky ishte shqetësim popullor. Pati dhe aromë racizmi. Shqetësimi tjetër lidhet me statusin e kampit, roli i policisë dhe i drejtësisë shqiptare. Çfarë problemi ka që 2 ha tokë jepen për këtë çështje? Sa njerëz do vijnë në kamp e kam pyetur kryeministrin. Më ka thënë 3 mijë. Brenda 1 muaji duhet të përpunohen. Po sikur të mos përpunohen brenda një muaji? A do të sjellë Italia 3 mijë të tjerë? Kjo duhet monitoruar. Nëse ata s’kanë përfunduar përpunimin s’duhet të hynë të tjerë. Nuk duhet të ketë më shumë se 3 mijë.”, tha Kikia.

/rtsh.al/   


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme