Ardhja e emigrantëve, Zaimi: Është eksperiment i dështuar për Italinë. Ne, as fitojmë, as humbim!

Gerta Zaimi, kryeredaktore e Albanian Post, në një lidhje me Skype nga Italia, në emisionin ‘3D’ në RTSH të Alban Dudushit, deklaroi se marrëveshja mes Ramës dhe Melonit për emigrantët nga Afrika, është eksperiment i dështuar për Italinë dhe se Shqipëria, sipas saj, ‘as fiton dhe as humb’.
“Që kur u bë akordi, i cili doli në mënyrë të befasishme për të dy palët, nuk ishte folur fare me opozitën në të dy vendet dhe ky ishte gabim. Italia paraqet më shumë problematika sesa Shqipëria sepse ajo duhet të respektojë traktet ndërkombëtare pasi është në BE. Nuk goditet Shqipëria shumë, por Italia. Nuk është i zbatueshëm kollaj. Ka pasur edhe përvoja të tjera. Është diskutuar dhe nga Franca, Italia me Tunizinë, Anglia me Ruandën. Të gjitha kanë ngecur. Evropa e sheh me interes, sepse duan të shohin sesi shkon eksperimenti. Unë mendoj se është eksperiment i dështuar sidomos për Italinë. Nga Shqipëria ka pasur transparencë, por jo nga Italia.”, tha Zaimi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




