Samiti në Shkup, Rama publikon fotot nga darka me liderët e Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Edi Rama, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq (Vucic), si dhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor ndodhen sonte në Shkup në kuadër të Samitit që do të mbahet ditën e hënë (22 janar) me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të lartë të SHBA-së e BE-së.
Pas publikimit të fotove me Ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, Xhejms O’Brajen (James O’Brien), Rama ka ndarë foto nga takimet para darkës joformale me liderët e rajonit.
“Shkup – Përpara darkës së punës mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane e të BE,” shkruan Kryeministri Rama në rrjetet sociale.
Darka joformale është organizuar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Më herët, kreu i qeverisë shqiptare pati edhe një takim me diplomatin amerikan, O’Brajen: “Me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, James O’Brien, në vigjilje të darkës së punës mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane e të BE,” njoftoi kryeministri Rama.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




