Shabani: Berisha do humbasë lirinë dhe mandatin e deputetit

Drejtuesi i nismës “Thurja”, Endri Shabani në emisionin “3D” u ndal tek masa e arrestit të shtëpisë së ish- kryeministrit Sali Berisha ndërsa tha se përveçse të humbasë lirinë, rrezikon të humbasë edhe mandatin si deputet.
“Këtij individi i kufizohen liritë themelorë të tij. Të qenurit deputet është punë me kohë të plotë, në momentin që të është kufizuar kjo e drejtë, padyshim që nuk e ushtron dot mandatin e deputetit. Pra në momentin që ke një masë, sikurse ajo e Berishës, ty të janë kufizuar liritë dhe Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut ja njeh shtetit të të kufizojë të drejtat me një proces ligjor. Zotëria është në arrest shtëpie ndaj nuk mund të ushtrojë profesionin e tij deri në heqjen e masës”, u shpreh Shabani.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




