Cucurella, ndryshimi mes futbollit anglez dhe atij spanjoll: Në Premier League ka më shumë fizik dhe më pak taktik

Premier League është më fizike, La Liga më teknike. Ky është dallimi që bën Marc Cucurella, lojtari aktual i Real Madridit dhe ish-lojtar i Brighton dhe Chelsea, bazuar në përvojën e tij në Angli dhe Spanjë. Është një dallim që e bëjnë jehonë shumë futbollistë të tjerë në debatin e famshëm se cila është liga më e mirë në Evropë. Kjo përgjigje padyshim që do t’i ndajë tifozët, pasi bazohet në preferenca dhe argumente subjektive që nuk do t’i pajtojnë kurrë tifozët e lojës tepër fizike angleze me ata që mbështesin cilësinë teknike të ligës spanjolle. Megjithatë, dëshmia e Cucurellës ofron një pasqyrim të qartë të ndryshimit midis dy stileve, bazuar në ato si mbrojtësi spanjoll që ka luajtur në të dyja ligat.
Duke folur për El Partidazo de COPE, Marc Cucurella identifikoi ndryshimet kryesore midis La Ligës dhe Premier Ligës, duke komentuar fillimisht për ligën spanjolle: “Në La Liga, edhe ekipet që janë në pjesën e ulët të tabelës, përpiqen t’u imponojnë lojën e tyre kundërshtarëve”.
Ish-mbrojtësi i Chelseat dhe Brighton më pas analizoi futbollin anglez, duke deklaruar: “Megjithatë, në Premier Ligë është e kundërta, ka më shumë fizikalitet, por është më pak taktik se në La Liga”.
Gjatë intervistës, Cururella e evidentoi ligën spanjolle si superiore ndaj asaj angleze vetëm për sa i përket cilësisë së lojës: “Sipas mendimit tim La Liga është superiore ndaj Premier League”.
Së fundmi, në lidhje me ndeshjet dhe atmosferën në stadiumet angleze dhe spanjolle, mbrojtësi aktual i Real Madridit deklaroi: “Ndeshjet e Premier League janë të vështira për t’u menaxhuar dhe, janë të çmendura. Kjo është pikërisht për shkak të kulturës angleze të futbollit. Atje, tifozët festojnë një goditje nga këndi ose rifitimin e posedimit në mesfushë, pothuajse sikur skuadra të kishte shënuar një gol. Në Spanjë, megjithatë, nuk është kështu: ata mendojnë më shumë për menaxhimin, teknikën… janë dy lloje të ndryshme futbolli”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



