Debati në 3D/ Gjiknuri dhe Bardhi mund të merren vesh në “Mëngjesin e Lutjeve”

Nënkryetari i PD-së, Roland Bejko, deklaroi në emisionin ‘3D’ se deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj nuk do të jetë pjesë e “Mëngjesit të Lutjeve”. Sipas Bejkos, mazhoranca i ka bërë bashkë ftesat dhe i ka ndarë midis PS-së dhe foltores, teksa thotë se do paguhen nga taksat e shqiptarëve.
“I kanë bërë bashkë ftesat i kanë ndarë midis PS-së dhe foltores sepse deputeti që ka mundësuar ardhjen e ftesave për “Mëngjesin e Lutjeve” është tek pjesa që mbështët grupin e foltores. Ai të paktën ka një dëshirë dhe një preukopim ndryshe nga të tjerët, që të gjendet një gjuhë e përbashkët brenda opozitës.
Di që Alibeaj nuk do të shkojë, se kush do të shkojë nga pala tjetër do merret vesh, por kam marrë vesh që do shkojnë me taksat e shqiptarëve”, tha Bekjo.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




