Teliti: Qeveria të alokojë ndihmë financiare për familjet dhe bizneset prodhuese

Politikë | 3 vite më parë

Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorjan Teliti në nj dalje pr median sot  foli për rritjen e çmimeve të konsumit.

N emër të PD-së, Teliti i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama dhe MF-së që të alokojë 200 mln euro paketë ndihme financiare për familjet dhe bizneset prodhuese.

“Pas dështimeve dhe abuzimeve të njëpasnjëshme në menaxhimin e ekonomisë dhe pronës publike gjatë vitit të kaluar, pas falimentimit të dhjetëra bizneseve fason duke nxjerrë pa punë mijëra gra kryefamiljare si pasojë e zhvlerësimit të pashpjegueshëm të euros përveçse nga burime joligjore, ashtu siç konstatoi dje edhe vetë FMN, pas shpërdorimit të parave të shqiptarëve me tendera pa garë e pagesa për inceneratorë inekzistentë, pas dhënies nga buxheti i shtetit në muajin dhjetor të 30 milionë euro AlbControllit për të përballuar shpenzimet e veta pasi paratë e saj i merr Beçhetti në zbatim të vendimit të Gjykatave Ndërkombëtare, pasi futën profesionistët e lirë në skemën e tatimit mbi të ardhurat nga 15 në 23%, një lajm tjetër i hidhur vjen nga Instat-i qeveritar”, tha ai.

Sipas Telitit, është e papranueshme që pas 11 vitesh qeverisje nga Edi Rama të përballemi me të njëjtin fenomen, atë të rritjes së çmimeve.

“Në muajin dhjetor, në muajin kur oligarkët dhe qeveritarët ulen kokë më kokë duke pirë shishe verërash të shtrenjta për të diskutuar dhe rakorduar llogaritë mbi fitimet e tyre korruptive prej qindra milionë eurosh, qytetarët e thjeshtë të këtij vendi, ata që rropaten nga mëngjesi e deri në mbrëmje për të ushqyer fëmijët e tyre, u përballën me një shtrenjtim të mëtejshëm të cmimeve të shportës bazë të konsumit ”,u shpreh këshilltari ekonomik i PD-s.

Konkretisht vetëm në muajin dhjetor u rriten çmimet e shportës së ushqimeve me 6.7%,

Ndaj theksoi ai, çmimet e perimeve me +20.8%, çmimet e frutave me +10.9%, çmimet e qumështit, djathit dhe vezëve me +6.7hhy%, çmimi i mishit me +5.5%, etj.

“Është e papranueshme që pas 11 vitesh qeverisje çdo vit të përballemi me të njëjtin fenomen, atë të rritjes dyshifrore të ushqimeve bazë, por akoma edhe më e patolerueshme është braktisja që vazhdon ti bëhet familjes së thjeshtë shqiptare”.

“Alokimi i një pakete financiare prej të paktën 200 milionë eurosh, të ndara në 150 milionë euro mbështetje financiare ndaj familjeve me të ardhura të ulta dhe 50 milionë euro në mbështetje të sipërmarrjes prodhuese për të kompensuar disi humbjet e tyre nga luhatjet e kursit të këmbimit dhe përshtatjen e tyre ndaj zhvillimeve sektoriale, është përgjigja më e mirë dhe e shpejtë për ti ardhur në ndihmë ekonomisë familjare dhe sipërmarrjes prodhuese vendase, me qëllimin e vetëm ruajtjen e vendeve të punës dhe mbajtjen në këmbë gjatë muajve të parë të vitit 2024 të konsumit të dërrmuar familjar”, përfundoi Teliti.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme