Neza: Lëvizja e Bashës, e gabuar. Berisha nuk mposhtet

Dalja e kreut të PD-së, Lulzim Basha në një konferencë për shtyp këtë të enjte (11 janar) për analistin Sami Neza ishte një lëvizje e gabuar.
Në studion e emisionit “3D” në RTSH, Neza tha se analiza e bërë prej tyre është që Berisha do të futet në qeli ose do të izolohet në shtëpi dhe në këtë mënyrë, pjesa e partisë që drejtohet nga Basha do të ketë më shumë hapësira.
Megjithatë, Neza e konsideroi këtë një analizë “të dobët”, teksa theksoi se Berisha “nuk mund të mposhtet me skema dhe luftë”.
“Arsyeja pse kanë dalë tani e lidhin me një analizë të dobët. Analiza e tyre është që Berisha do arrestohet, ose do izolohet në shtëpi ose do futet në qeli. Sa kohë Berisha izolohet, atëherë rriten shanset që Rithemelimi të zvogëlohet dhe njerëzit të ndërtojnë distanca me Berishën dhe këta gjejnë një hapësirë të lirë ku ata mund të luajnë më lirshëm dhe me më produkt. Me një parti apo lider tjetër mund të qëndronte, por jo me Sali Berishën. Sali Berisha sa më shumë sulmohet, aq më e ashpër është mbrojtja e tij.
Është e pamundur ta mposhtësh Berishën ose ta kufizosh me skema apo izolime, apo duke e luftuar. Lufta është fusha që ai parapëlqen. Dalja e tyre është e gabuar, nuk përfitojnë gjë nga kjo situatë. Ata duhet të dalin të bëjnë opozitë, gjëja e parë që duhej të bënte Basha ishte të lëshonte vulën dhe logon, t’i hiqte këtë instrument Edi Ramës që në pamje të parë duket sikur nuk është ndonjë gjë se është administrativ se themi që partia nuk ndërtohet nga vulat, pro në finale kur depozitojnë dokumentet për të marrë pjesë në zgjedhje, janë të detyruar të ndodhë procesi si në zgjedhjet lokale të 2023. A e dëmtoi kjo PD e Rithemelimit dhe koalicionin e tyre? E dëmtoi shumë besoj”, u shpreh ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




