Privatizimi i ish-kompleksit Partizani, SPAK i kërkon Kuvendit arrestimin e Sali Berishës

Politikë | 3 vite më parë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka dërguar Kuvendit një shkresë ku kërkon ndryshim të masës së sigurisë për ish-kryeministri Sali Berisha në lidhje me çështjen e Privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Sipas shkresës së siguruar nga RTSH, bëhet me dije se SPAK i ka kërkuar Kuvendit masë të re “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin, masa e të cilit ka qenë ‘detyrim paraqitje’.

Kujtojmë se ish-kryeministri ka refuzuar tre herë të paraqitet në SPAK. Hera e fundit kur Berisha duhej të paraqitjen në SPAK ishte data 4 dhjetor.

Sipas SPAK, Berisha ka kryer veprime aktive për miratimin e një sërë ligjesh dhe aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet e njohura pronare, ku fitues i drejtpërdrejtë rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, Jamarbër Malltezi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme