“Kurrë mos ardhshin deputetë të tillë në Kuvend”, Karabina: Reforma t’i japë fund listës së kryetarëve

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Mirela Karabina kërkon që sipas propozimit të demokratëve, deputetët të zgjidhen me lista të hapura, jo nga kryetarët e partive.
Duke folur në emisionin “Ekspres” në RTSH 1, Karabina theksoi se nëse deputetët do të ishin zgjedhur nga listat e hapura do të kishin sjellje tjetër në Kuvend, ndryshe nga ajo që u shfaq edhe ditën e sotme kur seanca e Parlamentit u përfshi nga kaosi.
“Partia Demokratike është e qartë në rrugëtimin e saj dhe para 2-3 javësh ne dorëzuam në Parlament atë çka Partia Demokratike propozon për sistemin zgjedhor, për reformën zgjedhore, dhe një nga këto janë listat e hapura që të marrë fund lista e kryetarëve në lidhje me deputetët.
Nëse këta deputetë sot do të ishin të listave të hapura, do të kishin një sjellje tjetër.
Ata sot janë deputetë në fakt që unë shpresoj kurrë mos ardhshin deputetë të tillë në Parlamentin e Shqipërisë që nuk kanë kurajën dhe guximin që të përballen me një qëndrim”, u shpreh Karabina.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




