Votimi i Buxhetit 2024 nga mazhoranca, Çuçi: Diskutimet në komisione, shteruese. Revolucioni me karrige i opozitës, qesharak

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçi në një deklaratë para mediave ka miratimi i buxhetit të vitit 2024, vetëm me votat e mazhorancës, erdhi pas një diskutimi shterues në komisionet parlamentare.
Çuçi u shpreh se protesta e opozitës dhe abstenimi me vota ndaj buxhetit, janë revolucion qesharak.
“Buxheti nuk është miratuar me 8 minuta, por pas një diskutimi shumë të gjatë në komisione. Me zor nuk i marrim dot njerëzit për të diskutuar në komisione, është diskutuar me grupet e interesit, ka pasur pjesëmarrje nga qeveria, ekspertë, grupe interesi. Diskutimet kanë qenë shteruese. Puna më e madhe bëhet në komisione sa i takon ligjeve kaq të rëndësishme”, u shpreh ai.
Kreu i grupit parlamentar socialist u pyet ndër të tjera edhe për rrëzimin e kërkesave të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare. Çuçi deklaroi se shkak është objekti i kërkesave, ndërsa “orientoi” demokratët që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.
“Komisionet hetimore janë e drejtë legjitime e opozitës. E kemi shprehur qartë se komisionet e kërkuara nga opozita nuk janë miratuar për shkaqe të objektit të tyre. Pse nuk e çojnë në gjykatë kushtetuese vendimin tonë për të hedhur poshtë kërkesat e tyre?
Ka pasur disa iniciativa spontane nga deputetë të ndryshëm. Ne bën variantin tonë si grup parlamentar. Kemi marrë në shqyrtim disa rregullore parlamentare të vendeve të BE, Italia dhe Gjermania.
Ne jemi gati të dialogojmë me këdo për të mirë të shqiptarëve për gjëra që i shërbejnë shqiptarëve. Mund të ulemi kur të duan, të diskutojmë. Nuk jemi ne që ndezim flakadanë dhe abstenojmë apo mungojmë në komisione.
Kriza në PD është shumë e thellë dhe nuk jemi ne shkaktarët e kësaj krize. Por PS nuk do jetë instrumentoi që do zgjidhë krizën e tyre.
Rregullorja përcakton rregulla për të marrë masa që prish/dhunon/pengon zhvillimin e një seance të rregullt parlamentare”, u shpreh ai.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




