Rama-Soreka, integrimi dhe Samiti i Procesit të Berlinit në qendër të takimit

Politikë | 3 vite më parë

Samiti i Procesit të Berlinit dhe thellimi i transformimit të Shqipërisë në rrugën drejt BE-së, kanë qenë dy temat qëndrore të takimit mes kryeministri Edi Rama dhe ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luixhi Soreka (Luigi Soreca).

Nëpërmjet një postimi të bërë publik nga Delegacioni Evropian në Tiranë, bëhet e ditur se ambasadori Soreka u takua të enjten me kryeministrin Rama në fillim të mandatit të tij të përkohshëm si i Ngarkuari me Punë në Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri.

“Në një moment kyç për zgjerimin e BE-së dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, Ambasadori Soreka konfirmoi mbështetjen e plotë të BE-së për Shqipërinë për të konsoliduar progresin e arritur deri tani, intensifikimin e mëtejshëm të procesit të reformave në muajt në vijim dhe thellimin e transformimit të vendit në rrugën e tij drejt BE-së. Gjithashtu u diskutua për përgatitjen e Samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë së shpejti,” thuhet në njoftimin për shtyp.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme