Bejko thirrje votuesve në Tiranë: “Mos prisni që politika e vjetër të dorëzohet, por dilni e votoni”

Politikë | 3 vite më parë

Afro një orë e gjysëm para mbylljes së kutive të votimit, kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës Roland Bejko u ka bërë thirrje votuesve në kryeqytet, të dalin masivisht në këto orë të mbetura e të votojnë për Partinë Demokratike.

Duke e konsideruar 14 majin si dita më e rëndësishme për të ardhmen e vendit, zoti Bejko në deklaratë të tij shprehet se” “
Partia Demokratike, si e vetmja forcë e djathtë properendimore, ju fton sot ta jepni kontributin tuaj dhe ky kontribut shprehet përmes votës tuaj”.

“Vetëm duke votuar ju të dashur vëllezër e motra shqiptarë, mund ti jepni fund politikës së vjetëre që për më shumë se 32 vite e mban peng vendin. Ndaj ftoj këdo, jo vetëm mbështetësit e Partisë Demokratike, por çdo shqiptar, çdo shqiptar të ndershëm, çdo shqiptar me shpirt të lirë, çdo shqiptar që është jashtë shantazhit, jashtë korrupsionit, jashtë joshjes, që sot të japin këtë kontribut jetik për demokracinë dhe të ardhmen tonë”. 

Sipas kandidatit të PD për kreun e Bashkisë së Tiranës “Politika e vjetër po përpiqet sot më shumë se kurrë që t’ju ofrojë shqiptarëve klimën e tensionit dhe të parregullsive sipas traditës së mbrapshtë 32 vjeçare”, por të gjithë shqiptarët me pjesëmarrjen e tyre “kanë mundësinë ti japin një leksion të shkuarës që e ka mbajtur peng Shqipërinë”.

“Sot nuk është koha për të bërë sehir dorëzuar përballë të keqes që ka mbjellë politika e vjetër, por të ushtroni demokracinë që iu jep e drejta e votës. Ndaj në emër të PD, në emër të të të ardhmes tonë, ju bëj apel ju të dashur bashkëqytetarë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë: 
Mos prisni që politika e vjetër të dorëzohet, por dilni e votoni” përfundon thirrjen e tij kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës Roland Bejko.

 

 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme