Krifca voton: Sot është dita për ta bërë zërin e qytetarëve të degjohet

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca, votoi në shkollën “Andon Zako Çajupii” në Tiranë, për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Pas procesit të votimit, Krifca i bëri thirrje qytetarëve, që të votojnë masivisht në zgjedhjet vendore ndërsa thekson se vota është fuqia e gjithsecilit që të zgjedhi ata që duam të çojnë punët përpara.
“Thirrja ime është që të gjithë të dalin e ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar pasi sot është dita e duhur për ta bërë zërin e qytetarëve të degjohet. Le të mblidhemi të gjithë si një komunitet e të zgjedhim ata që duam të çojnë punët e 61 bashkive tona përpara. Është dita e duhur për të treguar se demokracia është më e fortë kur të gjithë marrin pjesë për të ndërtuar të ardhme më të forte”, deklaroi ministrja Krifca.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




